Brunella Bolloli 03 maj 2020
Po edhe ne, sa të këqij.Sa mosmirënjohës. Nëse do ta kishte ditur më parë, mbase Edi Rama,kryeministri shqiptar, do të kishte përdorur më pak pathos në fjalët e tij që të përlotnin drejtuar “miqve Italianë”. Fraza që të preknin zemrën sidomos kur tha: «Shqipëria nuk harron. Ne nuk jemi të pasur, por nuk jemi pa kujtesë, i tregojmë Italisë se Shqipëria nuk e braktis kurrë një shok në vështirësi “.
Ishte 29 Mars dhe kryeministri i Tiranës shoqëroi kështu, me këtë fjalim të sjellshëm, misionin e tridhjetë mjekëve dhe infermierëve të dërguar këtu për të ndihmuar kolegët Italianë pranë urgjencës Covid.Për të pritur “armatën e vogël me veshje të bardhë” zbarkuar në aeroportin e Fiumicinos një Luigi Di Maio i hutuar për të pretenduar suksesin e kësaj harmonie midis dy vendeve, sepse,ka deklaruar ministri i jashtëm,grilin “solidariteti që Shqipëria tregon është një vlerë e përbashkët që bëri të lindë Bashkimin Evropian ”.Pra, të gjithë të lumtur,foto rituale dhe falenderime.
Por qëllimi fisnik i kryeministrit Rama nuk u materializua ashtu siç shpresonte. Ekipi i dërguar në Lombardinë e goditur nga virusi duhet ta ketë marrë udhëtimin pak lehtë, më shumë si një pushim jashtë vendit sesa si një mision delikat në zonat e shpërthimit të epidemisë.
Në vijën e parë në hotel
Në Brescia, ku tridhjetë punonjës të shëndetësisë shqiptare duhej të mbështetnin personelin e Spedali Riuniti, të mbingarkuar me raste të rënda dhe pacientë te intubuar, njerëz më shumë nga atje se këtu,flasin për pak impenjim në korsi: trupa e nisur nga Tirana shihej përreth e ç’orientuar, më shumë si në një festë të dielën sesa mjekë në vijën e parë në reanimacion.
Dy nga grupi u sëmurën pothuajse menjëherë:pikerisht ata, të cilët kishin ardhur për të shëruar të tjerët, patën nevojë për ndihmë. Nëse morën Covid apo ndonjë infeksion tjetër nuk është e qartë, fakti është se ata u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në hotelin e Brescias, që ndodhet përballë spitalit.Ka thashetheme që të paktën një çift tjetër u shfaqën të paqëndrueshëm në më shumë se një rast, por është fundi i misionit që ishte katastrofik: në 9, u mblodhën në një dhomë, duke pirë birrë, duke kënduar dhe duke u argëtuar si një nxënës kur profesori fle.
Fatkeqësisht për ta, megjithatë, portieri i natës i hotelit ishte i zgjuar dhe fqinjët – mjekë të tjerë dhe të afërm të pacientëve të shtruar në spital – dëgjuan gjithçka dhe kërkuan qetësi.
Duke mos e arritur me të mirë, u thirr policia e cila nuk kërkohej të dinte për mesazhin prekës të Edi Ramës apo marrëdhëniet diplomatike midis Romës dhe Tiranës. Forcat e rendit, të ballafaquar me dekretet e ngurta të Contes, janë kufizuar në zbatimin e ligjit, ai që ndalon tubimet dhe ndëshkon ata që festojnë pavarësisht nga virusi.
«Lërini të shkojnë » –
Morali: 400 euro gjobë ndaj 9 midis mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të futur në dhomë për të ngritur dolli. Për 2 prej tyre u bë edhe një ankesë për fyerje të një zyrtari publik sepse ata u rebeluan duke i bërtitur policit: «Na gjobisni se jemi shqiptarë. Jeni raciste ». Të nesërmen, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përshëndetja me autoritetet e Lombardise jashtë spitalit Brescian. Historia duhej të mbetej në heshtje në mënyrë që të mos prisheshin marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë dhe sepse është më mirë të kesh dikë që ndihmon sesa asgjë,por ka dalë.
Në ketë pikë, klani i festuesve ka shkruar një letër faljeje në të cilën ka shprehur”keqardhjen” për atë që ndodhi. “Në hotelin në të cilin po qëndronim, e lëshuam pak veten për të shprehur kënaqësinë për punën e bërë dhe për rezultatet negative të tamponit të dyfishtë, i cili nuk do të na pengonte të vazhdonim punën tonë pa e kuptuar se po shkaktonim shqetësime ». Miqësia u ruajt.
VERITAS.COM.AL