sot janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri.

Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi.

Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të disa gazetave turke që e kanë raportuar duke thënë se myslimanët në Shqipëri kanë rënë nën 50% për herë të parë në më shumë se 200 vjet.

Myslimanët në Shqipëri, megjithatë vijojnë të jenë grupimi më i madh fetar me 45.7%.

Shifrat e besimeve fetare sipas Censit 2023:

Mysliman – 1.101.718

Mysliman-Bektashi 115.644

Krishterë-katolikë 201.530

Krishterë – Ortodoks 173.645

Ungjillorë – 9658

Tjetër besim – 3670

I pacilësuar – 332.155

Ateist – 85.311

Nuk përgjigjen – 244.331

Nuk disponohet – 134.451