-E vrazhdë, e thartë dhe despotike, Meghan Markle është një aktore në rolin e një dukeshe, ja të fundit mbi bashkëshorten e Princit Harry-

Nga: Carlo Lanna/

Ende nuk ka harmoni midis Meghan Markle dhe jetës së vështire të oborrit.

Dukesha e re e Sussex dhe gruaja e princit Harry, mbetet fort e lidhur me realitetin anglo-amerikan, edhe pse tani është një qytetare britanike në të gjitha aspektet. Jo vetëm shumica e rrobave që ajo vesh, si çantat, këpucët dhe aksesoret, janë kryesisht “yje dhe vija”, janë edhe mënyrat e saj si e bën këtë si (ish) aktore që nuk arrin të bashkëjetojë me akordet e pallatit.

Siç shumë gazeta britanike raportojnë, Meghan Markle dëshiron të jetë me çdo kusht një dukeshë anti-konvencionale, dëshiron të tregojë një imazh më afër njerëzve të zakonshëm, larg luksit dhe madhështisë. Kjo është veçanërisht e dukshme nga rrobat që ajo vesh dhe, siç ka raportuar “Financial Times”, gjatë udhëtimit të saj të fundit në Australi ka shpenzuar më shumë se 150 mijë euro për rroba thjesht casual, me xhinse, këpucë me xepe dhe këmisha të thjeshta. Megjithatë, sipas disa zërave, ky sens “amerikan” që Markle zbulon, nuk shihet me sy të mirë nga Mbretëresha. Thuhet se dukesha ka një karakter shumë të pahijshëm, të turpshëm dhe kokëfortë, aq shumë sa që muaj pas martesës, ajo tashmë gjendet pa një sekretare personale, se ajo ja mbathi nga kërkesat prej despoteje të nuses së re.

“Ajo që Meghan dëshiron, Meghan e arrin,” tha princi Harry në prag të martesës, pasi gruaja e tij e tanishme kishte një debat me Mbretëreshën Elisabetta për shkak të disa zgjedhjeve për ceremoninë. Kjo bën të kuptohet qartë se si ish aktorja, duke u mbështetur në dashurinë e Harry-t, mund ta ketë fituar atë në shumë situata. Kushedi nëse kjo sjellje mund ta çojë atë më afër zemrës së njerëzve ose do të jetë dënimi i saj.

Veritas.com.al/