Deklaratën e bëri kryetari i PD gjatë kohës kur ishte në Fier ku zhvilloi një takim me qytetarët.
Basha u tha qytetarëve se “Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave” dhe se sipas tij ky “është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane”.
“Bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë, sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti t’i takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh të pangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe t’i hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane.
Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave. Rama është fajtori i vetëm për këtë ndëshkim”, tha Basha.
Veritas.com.al/