Me gjithë ‘rrezikun’ e shpallur se PD nuk do të lejojë, megjithatë është konstituuar Këshilli Bashkiak i Kavajës, proces që është shoqëruar me protesta nga mbështetësit e opozitës jashtë dyerve të kësaj bashkie.

Në Këshillin Bashkiak janë betuar këshilltarët e rinj, që do të marrin detyrën, përkatësisht 29 nga PS, 1 nga G99 dhe 1 nga Partia Socialiste e Moderuar.

Ndërkohë, mbështetësit e Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të bashkisë, duke kundërshtuar zgjedhjen e këshilltarëve dhe kryebashkiakut të ri, të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit.

Pak më parë, ish-kryebashkiaku Isa Sakja deklaroi se nuk do ta lirojë zyrën, pasi opozitarët e kanë cilësuar të padrejtën procesin zgjedhor të 30 qershorit, në të cilin morën pjesë në votime një numër i vogël i shqiptarëve.

Veritas.com.al/