Nga: VICTORIA FRIEDMAN/ Breitbart News

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të përdorin më titujt  Lartësia e Tij/Saj Mbretërore pasi ata “nuk janë më anëtare në detyrë të Familjes Mbretërore”, sipas një deklarate të lëshuar nga Buckingham Palace.

Pas spekulimeve në javët e fundit pas njoftimit surprizë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, se ata do të tërhiqen si mbretërorë “senior”, Buckingham Palace ka lëshuar njoftime mbi pozicionin zyrtar të çiftit brenda familjes Mbreterore.

Në një deklaratë nga Madhëria e saj, Mbretëresha publikuar të Shtunën mbrëma, Mbretëresha Elizabeth II tha:

Pas shumë muajsh bisedash dhe diskutimesh më të fundit, unë jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij.

Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes time.

Unë i njoh sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli të madh gjatë dy viteve të fundit dhe mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.

Unë dua t’i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në të gjithë vendin, Commonwealth dhe më gjerë, dhe jam veçanërisht krenare për atë se si Meghan është bërë kaq shpejt një e familjes.

Eshtë shpresa e gjithë familjes time që marrëveshja e sotme u lejon atyre të fillojnë të ndërtojnë një jetë të re të lumtur dhe paqësore.

Një deklaratë e mëtejshme nga Pallati Buckingham sqaroi statuset e çiftit, përfshirë që ata nuk do të marrin më fonde publike, dhe nuk do të përdorin më titujt  Lartësia e Tij Mbretërore, që nënkupton statusin princëror të Harry-it, dhe Lartësia e Saj Mbretërore, e cila ju dha ish-aktores amerikane të televizionit Meghan Markle kur u martua me djalin e vogël të Princit Charles.

Siç është rënë dakord në këtë aranxhim të ri, ata e kuptojnë se u kërkohet të tërhiqen nga detyrat Mbretërore, përfshirë takimet ushtarake zyrtare. Ata nuk do të marrin më fonde publike për detyrat Mbretërore, “thuhet në deklaratë.

Ajo vazhdon: “Me bekimin e Mbretëreshës, Sussex-et do të vazhdojnë të mbajnë patronazhet dhe shoqatat e tyre private. Ndërsa ata nuk mund të përfaqësojnë më zyrtarisht Mbretëreshën, Sussexet kanë beret e qarte se gjithçka që ata do të vazhdojnë të bëjnë do mbështesin vlerat e Madhërisë së Saj.

“Sussexet nuk do të përdorin titujt e tyre të HRH pasi ata nuk janë më anëtar në detyrë të Familjes Mbretërore.”

Për sa i përket financimit të çiftit pas Megxit, si dhe për të mos marrë më fonde nga Granti Sovran, çifti ka thënë se ata do të paguajnë shpenzimet për rinovimin e Frogmore Cottage, të cilat i kushtuan taksapaguesve 2.4 milion£. Prona “do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Buckingham Palace nuk komenton detajet e marrëveshjeve të sigurisë. Ka procese të pavarura të mirë krijuara për të përcaktuar nevojën për siguri të financuar nga publiku.

“Ky model i ri do të hyjë në fuqi në pranverën e vitit 2020,” përfundoi deklarata.

Burime duke folur për Sky News kanë thënë se çifti do të ruajë titujt e tyre Duka dhe Dukesha e Sussex. Princi Harry, i lindur një princ i Princit të Uellsit, do të mbetet një princ.

VERITAS.COM.AL/