-Agresori shpërthen një pajisje në makinën e tij. Pastaj sulmon kalimtarët dhe policët me thikë-

Nga: Sergio Rame /

Eshte leshuar me egërsi kundër kalimtarëve, duke u përpjekur për të goditur veçanërisht policët që ishin tërhequr nga ato flakë që ai kishte shkaktuar (shih videon).

Kthehet kështu derdhja e gjakut nëpër rrugët e Melburnit. Sulmi terrorist tjetër që terrorizoi përseri  Australinë, u neutralizua menjëherë nga policia që arriti të kapë agresorin dhe duke e goditur atë me dy plumba në gjoks. Zemërimi i tij ka lene ne toke një të vdekur dhe tre te plagosur rëndë.

“Nuk kishte lidhje të njohura me terrorizmin …”, nxitojnë te thone hetuesit. E gjitha ndodhi brenda pak minutash. Në Melburn, sapo kishte kaluar ora 16:20, kur një zjarr ka terrorizuar kalimtarët në qendër të qytetit. Forcat e rendit kane ndërhyrë pasi agresori, i cili pasi arrestimit eshte shtruar në spital ku ka vdekur disa orë më vonë,ka leshuar makinën e tij kundër qendrës tregtare të Bourke Street. Një impakt i dhunshëm që u pasua nga shpërthimi i një bombe të hedhur në automjet që, pasi u hodh në erë, ka marre flake. Njeriu pastaj u sul kundër kalimtarëve duke i qelluar me thikë.Ka leshuar goditje djathtas dhe majtas, duke plagosur shume here të gjithë ata që ndodheshin aty rastesisht. Pastaj,e ka kthyer egërsinë e tij kundër forcave të rendit që kishin ndërhyrë për të ndaluar masakrën e tij të çmendur (shikoni videon).

Terroristi më në fund u ndal nga policët që e arritën atë me disa të shtëna me pistolete. E kane qëlluar me dy goditje në gjoks dhe, pasi e kane hedhur në tokë, e kane arrestuar dhe e kane çuar në spital. Emri i tij ishte i njohur tashmë për shërbimet e sigurise australiane dhe tani po përpiqen të hedhin dritë mbi grupin e një atentati tjetër terrorist. Në fakt,objektivi i tij ishte të shpërthente disa bombola me gaz që kishte në makinën e tij.

Për të ndihmuar agjentët madje edhe një kalimtar që ka përdorur një karrocë supermarketi per të ndalur furine e agresorit. “Kemi trajtuar ne vend tre të plagosur, njëri prej te cileve në një gjendje kritike“, kanë treguar shpëtuesit pasi agresori u dërgua në spital. Një grua eshte shtruar në spital për një plagosje në kokë, ndërsa një nga të plagosurit vdiq menjëherë në dhomën e urgjencës.

Veritas.com.al/