Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kane shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, duke shtuar se kriza aktuale në Lindjen e Mesme është ndër më komplekset e dekadave të fundit.

Meloni, e cila ka marrëdhënie miqësore me presidentin amerikan Donald Trump, përsëriti se Italia nuk ka ndër mend të marrë pjesë në sulme.

“Është një situatë krize e sistemit ndërkombëtar në të cilën kërcënimet po bëhen gjithnjë e më të tmerrshme dhe ndërhyrjet e njëanshme të kryera jashtë perimetrit të së drejtës ndërkombëtare po shumëfishohen, përfshirë edhe ndërhyrja amerikane dhe izraelite kundër regjimit iranian” tha Meloni.

Megjithatë Meloni theksoi para Senatit Italian se një regjim i ajatollahëve që zotëronte armë bërthamore ishte i papranueshëm, teksa shtoi Irani së shpejti mund të zotëronte kapacitete raketore që mund të godisnin drejtpërdrejt Italinë dhe Europën.

Kryeministrja italiane foli gjithashtu për një plan për të vlerësuar mundësitë e kthimit në diplomaci, por theksoi se kjo është e pamundur për sa kohë Irani vazhdon sulmet.

Meloni përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë kërkesë për të përdorur bazat e tyre në Itali për sulme ndaj Iranit dhe se parlamenti do të vendosë nëse do të bëhen kërkesa të tilla.

Italia ka dërguar sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit që po përballen me sulme nga Irani, ndërsa ka nisur përforcime edhe në Qipro, ku baza britanike u sulmua nga dronë iranianë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar Melonin për gatishmërinë e saj për të ndihmuar në luftë./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *