Sipas AFP/
Blloku konservativ i linjës së ashpër të kancelares Merkel ditën e Hënë i kanë dhënë kancelares ultimatum me vetëm dy javë kohë për vendosjen e rregullit të azilit, ose do ta fusë Gjermaninë në një krizë politike, që mund të përfshijë gjithë Europën.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer i partisë CSU, në një takim politik të partisë ka marrë mbështetje unanime për tí dhënë zonjës Merkel vetëm dy javë kohë që të gjejë zgjidhje dhe marrëveshje Europiane mbi anulimin e planeve të samitit të BE të datës 28-29 qershor, që kërkon të mos përdorë policinë për të kthyer emigrantët në kufi.
Tre vjet pas vendimit për hapjen e kufijve Gjerman për emigrantët që largohen nga Siria dhe Iraku dhe nga varfëria kudo, Merkel prapë ndodhet në luftë për të gjetur një përgjigje të qëndrueshme për të kënaqur CSU, aleatët e Bavarisë, mbi politikat e emigracionit.
Veritas.com.al/