Kancelarja gjermane, Angela Merkel u prit me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.
Ajo mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave e pritur nga kryeministri Edi Rama.