Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e qëndrimit. Këtu kemi bërë një kapërcim shumë të rëndësishëm për të lehtësuar lejet, për të jetuar në të dy anët e kufirit të shqiptarisë. Duke bërë të mundur që çdo shtetas në dy vendet mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen 5-vjeçare dhe menjëherë do i takojë leja e përhershme, pa pasur nevojë të bëjë aplikim tjetër. Kjo leje unifikohet dhe është e njësuar me lejen e punës. Një kalvar që qytetarët e kanë hequr në kurriz deri më sot. Pa asnjë dokument vetëm kjo leje qëndrimi çdo shtetas ka të drejtë të punojë me të dy anët e kufirit. Besoj se ky është një lehtësim shumë i madh dhe do ta lehtësojë kapitalin njerëzor.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me hapjen apo kalimin në një status tjetër të kufirit midis Shishtavecit dhe Krushevës, duke bërë të mundur që këtë pikët të mos e  përdorin vetëm vendasit, por edhe të tjerë. Kjo krijon një arterie tjetër të lëvizjes. Besoj se përfitimi do të jetë i drejtpërdrejtë.

VERITAS.COM.AL