Dje, zyra e presidentit të Republikës, sulmoi ashpër gjyqtarin Adrian Dvorani, i cili tani eshte kryetar i KED dhe i vetmi anetar i Gjykates se Larte. Presidenti tha se Dvorani duhet te lere detyren.

Menjehere pas kesaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e KED-së, Ardian Dvoranin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane tha se me rëndësi është pavarësia e institucioneve të drejtësisë.

“Me rëndësi pavarësia e institucioneve të drejtësisë. SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi. Duhet të përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë.”, thuhet në reagimin e ambasadores.

Kujtojme se mes zotit Dvorani dhe presidentit Meta ka nje armiqesi te vjeter, qe ne diten kur gjykatesi Dvorani nuk votoi per ‘pafajesine’  e Ilir Metes ne videopergjimin mbi korrupsionin, filmuar nga Dritan Prifti.

VERITAS.COM.AL