Duke folur për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Meta u shpreh se në darkën me Edi Ramën biseduan për reformën në drejtësi.

Sipas Metës, darka e mbrëmshme ishte planifikuar më herët, ndërsa i hezitoi që të jepte përgjigje të drejtpërdrejtë nëse darka vendosi edhe fatin e koalicionit.

Meta, si gjithmonë, përdori gjuhën e drunjtë për të folur dhe thënë asgjë.

“Komunikimi është i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues…Diskutuam për reformën në drejtësi. Mbledhja me Kryeministrin ka qenë e planifikuar më parë. Mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet”, u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Në lidhje me protestën e opozitës në bulevard, Meta tha:

“Opozita duhet të kthehet në parlament. Për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Të bëjmë të gjitha përpjekjet që të përmirësohet klima tani që jemi në një moment të rëndësishëm për reformën në drejtësi”, deklaroi Meta.

/Veritas.com.al/