Kur kanë kaluar më pak se 48 orë nga mbërritja e shkresës zyrtare të presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e kryeprokurorit Olsian Çela për të marrë informacion lidhur me 16 ministrat e rij të Edi Ramës, Report Tv ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta organi i akuzës ka deklaruar se “po, e kanë marrë shkresën dhe shumë shpejt do i kthejnë një përgjigje”. Nga ana tjetër, mësohet se të gjitha prokurorive në varësi u është kërkuara informacion lidhur me këto emra nëse janë në hetim apo jo.
Nga ana tjetër, sot kreu i Shtetit i ka dërguar ditën e sotme po të njëjtat informacione edhe SPAK-ut, ku sipas Metës, i lind e drejta për të marrë informacione për punën e ministrave.
Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, perberja e qeverise së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje nga prokuroria lidhur me kërkesën e tij.
VERITAS.COM.AL