Reagimi i Kim erdhi pasi Meta thirri Bashën në Presidencë për të kundërshtuar ngritjen e Byrosë së Hetimit që rrezikon pasurinë e Metës dhe Kryemadhit. Presidenti nis sërish të turfullojë si në Mars.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë të tmerruar nga avancimi i procedurave për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e ideuar nga SHBA-BE për të bërë gati dosjet e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve shqiptarë, për t’i dorëzuar më pas në SPAK. Meta dhe Kryemadhi shohin te Byroja e Hetimit fundin e dinastisë së tyre.
Ditën e sotme, Ilir Meta ka thirrur me urgjencë Lulzim Bashën në Presidencë. Publikisht u tha se kishin biseduar për Reformën Zgjedhore, por arsyeja e takimit ka qenë Byroja e Hetimit. Meta duket se i ka kërkuar Bashës të bashkohen në luftën për të bllokuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pas takimit Meta-Basha, Edi Paloka i PD-së bëri një deklaratë kundër zgjedhjes së drejtueses së Byrosë së Hetimit. Paloka u shpreh se “Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën.
Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme.
Pas këtyre lëvizjeve ka ardhur një mesazh i fortë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila është kthyer në makth për Ilir Metën. Mesazhi i Yuri Kim ishte therës dhe i drejtohej Presidentit. Yuri Kim u shpreh se: “Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju…”/Pamfleti