Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka mbledhur në takim të gjithë ministrat e LSI-së, forcës politike që drejton, në kuadër të zhvillimeve që po ndodhin për reformën në drejtësi.

Sapo përfundoi takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein dhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin, Meta thirri në mbledhje urgjente të gjithë ministrat e tij.

Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa mbrëmjen e djeshme edhe Kryeministri Rama mblodhi në vilën qeveritare në Durrës ministrat dhe deputetët e PS. Dje, gjatë konferencës së shtypit, Meta deklaroi se është gati të lërë qeverinë dhe të krijohet një qeveri teknike pas reformës në drejtësi.

Meta po u komunikon ministrave të LSI se çfarë po ndodh aktualisht me bisedimet për reformën më të rëndësishme, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të merret ndonjë vendim.