Sot, sipas rojave të presidencës, Ilir Meta ka mbërritur në zyrë që në ora 4.45, me qëllim që të hapë zyrën në ora 5 am. Me sa duket presidenti i Republikës (tashmë në procedurë parlamentare shkarkimi nga posti) ‘ka ndërtuar një plan tjetër djallëzor’, siç edhe ka paralajmëruar kryeministri Rama.
4 ditë para zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, fton kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha në takim për të biseduar rreth situatës politike. Përmes një letre që Presidenca i ka dërguar kryeministrisë, Meta fton kreun e qeverisë të takohen të enjten. Ftesa është publikuar në Twitter nga vetë Rama. Në të presidenca thotë se, takimi mund të kryhet në çdo orë që Rama mundet, duke filluar nga ora 05 deri në orën 13:00.
Mirëpo aleati i Metës në procesin e rrëmujave të fundit në Shqipëri, Lulzim Basha, ka mbërritur në Presidencë rreth orës 9 am, katër orë pasi Meta nisi pritjen në boshllëk.
Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Rama në Instagram. Ai ka publikuar një video nga bypass i Fierit, ku shprehet se është hapur një pjesë e rrugës.
“Merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, me hapjen sot të njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut”, shkruan Rama.
Veritas.com.al/