Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ilir Meta, president, thekson se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një ‘çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë’. Sipas tij, më 25 prill, Shqipëria do të jetë në dorë të shqiptarëve.

“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas deklaratës së Presidentit të Republikës Ilir Meta duke e akuzuar sërish se po përdor Presidencën për LSI-në.

“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”.

VERITAS.COM.AL