Këngëtari Michael Buble dhe e shoqja Luisana Lopilato thanë se janë “të shkatërruar” pasi djali i tyre 3-vjeëar Noah u diagnostikua me kancer.
Ylli KAnadez i Muzikës e hodhi lajmin ne faqen e Facebook. Nuk dha ndonjë detaj për llojin e kancerit.

Ai tha se së bashku me Lopilato, një modele dhe aktore, do të heqin dorë nga punët dhe do të përqëndrohen “në ndihmën ndaj Noah, që të bëhet mirë”.

Buble është shfaqur në TV dhe në radio në ditët e fundit për të promovuar albumin e tij të ri.

Por tani ai çmon se ka një rrugë shumë të gjatë përpara

Buble deklaroi se: “Jemi të shkatërruar nga diagnostikimi i ditëve të fundit i djalit të madh, Noah, me kancer”. Djali po kurohet në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithnjë kemi qenë në një zë rreth rëndësisë së familjes dhe dashurisë që kemi për fëmijët. Luisana dhe unë e vumë karierën tonë në qëllimin për t’iu përkushtuar Noah në kujdesin dhe ndihmën që Noah të bëhet mirë”.

“Në këto momente të vështira në kërkojmë vetëm bekimin tuaj dhe respekt për privacinë tonë”

Ne kemi rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë se me mbëhstetjen e familjes, miqve dhe dashamirësve tanë në gjithë botën, ne do ta fitojmë këtë luftë. Me vullnetin e Zotit”

Buble dhe Lopilato kanë një djaë tjetër, nëntë muajsh, ai quhet Elias.

Agjenda e Buble kishte planifikuar në muajt e ardhshëm një “Music Awards” në BBC me 12 Dhjetor; ishte ftuar edhe në Brit Awards në Londër më 22 shkurt dhe në një aktivitet ekuivalent në Kanada, the Juno Awards, në Ottawa në 2 April.

Zëdhënësi i tij tha se Buble tanimë “nuk di asgjë rreth këtyre” ose angazhimeve të tjera që mund të kishte.

/Veritas.com.al/

Image result for michael Buble, son and wife

Image result for michael Buble, son and wife