KOMENT/

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të Dielën në Uashington se kishte prova se sëmundja doli nga një laborator Kinez, të cilën Pekini e mohon me forcë.

ROME (Reuters) – Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë emergjencën e koronavirusit për të çuar përpara interesat e tyre në Evropë, tha të hënën Sekretari i Mbrojtjes së Sh.B.A-së, Mark Esper, duke përshkruar përpjekjet Kineze për të promovuar pajisjet e rrjetit celular të Huaweit si malinje.
“(Shtetet e Bashkuara) janë të vetëdijshëm se disa (vende) do të përpiqen të përdorin pandeminë si një mënyrë për të investuar në industri kritike dhe infrastrukturë, me efekt mbi sigurinë për një afat të gjatë,” i tha Esper gazetës La Stampa, kur u pyet nëse Kina dhe Rusia po përpiqeshin të fitonin influenca në Itali duke dërguar ndihmë.
“Kundërshtarët potencialë pothuajse me siguri do të përpiqen të përdorin interesin e tyre përpara dhe të krijojnë përçarje në NATO dhe Evropë,” tha ai. “Huawei dhe 5G janë një shembull i rëndësishëm i këtij aktiviteti malinj nga Kina.”
Komentet e Esper vijnë në një kohë kur disa zyrtarë Amerikanë kanë fajësuar Kinën për shpërthimin e koronavirusit. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të Dielën në Uashington se kishte prova se sëmundja doli nga një laborator Kinez, të cilën Pekini e mohon me forcë.
Të dyja Kina dhe Rusia i kanë ofruar mbështetje Italisë, duke dërguar mjekë, pajisje mjekësore dhe maska për fytyrën në vendin i cili ishte i pari në Evropë që u godit rëndë nga shpërthimi.
Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar prej kohësh vendet që të bojkotojnë Huawein, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, në vendosjen e rrjeteve të reja të telefonisë celulare 5G, dhe gjithashtu të kontrollojnë pajisjet e një firme tjetër Kineze, ZTE.
Uashingtoni thotë se pajisjet mund të përdoren nga Kina për të spiunuar komunikimet. Huawei dhe ZTE mohojnë që dispozitivët e tyre të paraqesin një kërcënim për sigurinë.
“Varësia nga furnizuesit Kinezë mund të bëjë që sistemet thelbësore të preken nga ndërprerja, manipulimet dhe spiunazhi. Kjo do të rrezikonte aftësinë tonë për të komunikuar dhe për të shkëmbyer inteligjencën,” tha Esper.
Ndihma e Rusisë, përfshirë stafin mjekësor të ushtrisë, tërhoqi vëmendjen për mbështetjen e kufizuar që Italia mori nga Bashkimi Evropian, dhe diplomatët dhe zyrtarët e BE-së dhe NATO-s e kanë parë atë si një veprim gjeopolitik.
VERITAS.COM.AL/