Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG Home, në përfundim të punimeve të Ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Rajonit.
Balla në fjalën e tij, ndër të tjera tha se Shqipëria ka rikonfirmuar vendosmërinë në luftën kundër krimit të organizuar.
Ministri tha se në takim është propozuar krijimi i forcave të përbashkëta dhe ushtrimeve të përbashkëta për të luftuar aspekte specifike të kriminalitetit.
Në Balla ndau lajmin e mirë se konferenca e radhës së Interpool në 2024, do të zhvillohet në Tiranë. Lajm tjetër i mirë që tregon për besimin e partnerëve tek Shqipëria dhe autoritetet shqiptare
“Kemi rikonfirmuar vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar. Ky kriminalitet nuk na godet vetëm ne, por edhe vendet e BE.
Në fund të këtij takimi ne kemi bërë një thirrje për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar, në luftën kundër krimit të organizuar me parimin “Follow the Money”.
Dhe kemi propozuar krijimin e forcave të përbashkëta dhe ushtrimeve të përbashkëta për të luftuar kundër aspekteve specifike kundër kriminalitetit.
Kemi theksuar nevojën për standarde të sigurisë dhe rregullores së harmonizuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe kemi propozuar bashkëpunim të ngushtë mes vendeve tonë për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga kërcënimet kibernetike.
Në përfundim dua të theksoj se ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve tona kundër kërcënimeve të ndryshme që ballafaqojnë vendet tona dhe shpresoj që ky angazhim do të sjellë rezultate të dukshme dhe do të ndihmojë në rritjet e stabilitetit dhe sigurisë.
Në fund dua të ndaj me publikun edhe lajmin e mirë që na u njoftua nga sekretari i përgjithshëm i Interpolit që konferenca vjetore e radhës në 2024 do të mbahet në Tiranë.
Lajm tjetër i mirë që tregon për besimin e partnerëve tek Shqipëria dhe autoritetet shqiptare,” tha ndër të tjera Balla.r