Ministri i Jashtëm Britanik ka thënë hapur gjatë vizitës së tij në Tiranë se qëllimet e Perëndimit në Siri nuk janë të njëjtat me Rusinë. Pasi sipas tij, kjo e fundit nuk ka si qëllim luftimin kundër ISIS, por luftimin e bazave të opozitës siriane duke mbështetur regjimin e Assad.

Nëse do Rusia do të ndryshojë strategji, sipas ministrit Philip Hammond, atëherë do të ketë një bashkëpunim të mëtejshëm.
“Sulmet në Paris na kanë rikujtuar se duhet të bashkëpunojmë në mbarë në Evropën. T’i parandalojmë sulmet terroriste. Deri tani kemi parë që Rusia nuk është angazhuar në Siri për të luftuar ISIS, por më tepër ka luftuar opozitën siriane. Kjo nuk është në qëllimin tonë. Nëse rusia do të vendosë që të sulmojë ISIS-in është mëse i mirëpritur bashkëpunimi.”-deklaroi ministri i Jashtëm Britanik gjatë konferencës me Ministrin shqiptar, Ditmir Bushati.