Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë.
Burime qeveritare bëjnë me dije se Evis Sala i ka dorëzuar Kryeministrit dorëheqjen.
Ndërkohë, në minutat në vijim pritet që Evis Sala të ketë një deklaratë nga ku do sqarojë motivet e dorëheqjes.
Po ashtu bëhet e ditur se Sala ka marrë një tjetër pozicion.
Ministrja Sala e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, në vend të Albana Koçiut. Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.
Po sot, kryeministri Rama mbledh te “Vila e Kuqe” në Tiranë ministrat e kabinetit dhe zv/ministrat, për të diskutuar çështje të ekzekutivit.
Komente