
Sipas mjekëve specialistë, në Gjirokastër është rishfaqur sëmundja e antraksit, apo ‘e plasjes’ siç njihet ndryshe, raporton Ora News. Në spitalin rajonal të këtij qyteti janë paraqitur tre raste; sipas dëshmive këto raste janë shfaqur pas konsumimit të mishit të bagëtive.
Transmetimi i sëmundjes s antraksit nga kafsha tek njeriu përbën një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.
Në një vit në vendin tonë 30-40 persona preken nga Antraksi.
Veritas.com.al/