Shefe e diplomacisë e BE, Federica Mogherini, sot e hënë dënoi “çdo sulm mbi Izraelin, ngado që të vijë” gjatë takimit me kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu në Bruksel, raporton AFP.

Ministrat e jashtëm nga 28 vende anëtare të Bllokut kanë kërkuar që të ftohet Netanyahu- duek bërë kështu vizitën e parë të ndonjë kryeministri Izraelit në Bruksel në më shumë se dy dekada- me qëllim rifillimin e dialoghut ‘kuptimplotë’ për arritjen e paqes me Palestinezët.

Vizita erdhi menjëherë pasi presidenti Donald Trump zyrtarisht njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, një lëvizje që u dënua nga lider në mbarë botën, por që Natanyahu tha se e bën paqen “të mundshme”.

“Lejomë të dënoj, në mënyrën më të fuqishme, të gjitha sulmet mbi Hebrenjtë kudo në botë, duke përfshirë edhe Europën, dhe mbi Izraelin dhe qytetarët izraelit”, tha Mogherini gjatë një mëngjesi pune mes Netanyahut dhe ministrave të jashtëm të BE.

Deeklarata e saj erdhi pasi Netanyahu kritikoi Europën për “hipokrizi”, duke dënuar deklaratën e Trump dhe jo duke dënuar raketat që hidhen nga Gaza drejt Izraelit.

Veritas.com.al/