Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur ditën e sotme në SPAK. Ajo është thirrur për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej saj sa i takon incenerarotit të Tiranës. Sipas saj, plehrat në këtë incenerator nuk përpunohen, por ato groposen.

Gazetari i Abcnews, Ermal Vija, thotë se në lidhje me inceneratorin e Tiranës Prokuroria aktualisht është në fazën e verifikimeve për emrat dhe veprimtarinë e personave, të cilët janë të kallëzuar për “shpërdorim detyre”.

“Monika Kreyemadhi është thirrur në orën dhjetë në SPAK në lidhje me denoncimin e bërë për inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi denoncoi se plehrat se nuk përpunohen, por ato groposen. Hetimet për incenratorin e Tiranës është në fazën e verifikimeve sa i takon përfshirjes së personave të kallëzuar”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Nga ana tjetër Prokuroria po kryen verifikimet e saj për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe Elbasanit, ndërkohë në datat 1 shkurt dhe 2 shkurt pritet të merret një vendim nëse këto dosje të kalojnë për gjykim ose jo