Fundjava në Morinë ka nisur me një fluks të artë të qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdetin shqiptar ndërkohë që lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.
Nga kufiri Kosovë-Shqipëri Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave e që sipas tij ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përudhën e zakonshme me kontrolle.
Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.
Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator.