(FOTO: Edhe për Arizona, temperaturat janë të larta- aq nxehtë sa duhen anuluar fluturimet)/
Ndërsa po rriten temperaturat në Phoenix, Arizona, më shumë se 40 fluturime janë anuluar. Shkaku i anulimit shpallet moti shumë i nxehtë saqë nuk i lejon avionët të fluturojnë.
Parashikimi i motit për qytetin Amerikan tregon se temperaturat mund të shkojnë në 120F (49C) sot, e Martë.
Kjo e tanishmja është më e lartë se temperaturat ku avionët janë programuar se mund të operojnë.
Kompanitë e fluturimeve njoftuan se janë anuluar disa orare fluturimesh që nisen nga aeroporti Sky Harbor gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
Sipas televizionit lokal Fox Neës që është i vendosur në Phoenix, anulimi i fluturimeve prek më së shumti fluturimet rajonale me ‘Bombardier CRJ’ të cilët mund të fluturojnë maksimumi deri në temperaturat 118F (48C).
Temperatura kaq të larta nuk njihen në Phoenix që në 26 qershor 1990.
Periudha e ditës kur janë anuluar fluturimet është mes orës 15:00 dhe 18:00, sipas orës lokale.
Veritas.com.al/