Prodhimi i verës Franceze duket e do të jetë 10 për qind më i ulët këtë vit se në vitin 2015 për shkak të të ftohtit në pranverë dhe valëve të nxehta tani, sipas një deklarate zyrtare.

Një prodhim prej 42.9m hektolitra (944 gallonë) është parashikuar për vitin 2016, më pak se vitin e kaluar që ishte  47.8m hl.

Më e vështira pritet që të ndodhë me prodhimin e Shampanjës, që do të jetë rreth një e treta e prodhimit në vend.

Çmimet do të rriten, thonë tregtarët e verës Franceze, dhe Brexit mund të jetë një faktor presioni për inflacion për blerësit në Britaninë e Madhe.

Jean-Pierre Hourlier, i cili shet diku te gjysma e tregut të verës në Angli, tha: “Çmimet po i tejkalojnë kufijtë për shkak stë euros dhe të impaktit në transport për shkak të Brexit”.

Pas votës së Britanikëve me 23 Qershor për të lënë BE, pound-i ra përballë euros, duke humbur nga 1.3 euro në Maj deri në 1.17 tani. Çmimi i importeve në euro për këtë arsye janë më të shtrenjta.

Sipas shifrave të Ministrisë së Agrikulturës , të dhënat dëshmojnë se prodhimi i vitit 2016 doi të jetë 7% më i ulët se mesatarja e viteve 2011-2015, pra  46.1m hl.

(Sipas BBC)