Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Gjatë ditës së sotme ka pasur shi me intensitet të lartë dhe ka pasur përmbytje të lehta në disa qytete, ndërsa në Malësinë e Madhe një person ka humbur jetën.
Një rrufe ka rënë në fshatin Dedaj dhe për pasojë ka humbur jetën Arben Ivanaj. Rrufeja ka goditur banesën e tij dhe ajo ka marrë flakë. Viktima ka pësuar djegie të shumta dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Po ashtu edhe një banesë në Sarandë është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht pa viktima.
Në Gramsh shiu i dendur ka përmbytur rrugët duke krijuar problematika. Po ashtu edhe në Tiranë disa rrugë janë mbuluar nga uji. Edhe Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati duke krijuar problem me qarkullimin te Pallati me Shigjeta. Uji ka vërshuar i gjithi në rrugë.