Sot vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të nxehta në territorin shqiptar, duke bërë që kjo javë të jetë nën ndikimin e valëve e të nxehtit afrikan.
Sipas Meteoalb, dita e sotme do të jetë me ndikime vranësira të lehta kalimtare, temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë në mëngjes, ku në zonat malore është regjistruar vlera 14 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore mbi 20 gradë Celsius.
Parashikohen që vlerat maksimale ti afrohet vlerës 40 gradë Celsius. Dita e martë do të ketë një tërheqje të përkohshme, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në zonat qendrore dhe jugore. Nuk përjashtohen edhe stuhitë e breshrit në juglindje. Duke filluar që nga dita e mërkurë, dita e enjte dhe dita e premte do të jenë tre ditë përvëluese në territorin shqiptar.
Në vijën e parë të frontit me temperatura shumë të larta do të jenë qarku i Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe i Gjirokastrës. Në vijën e dytë që presin temperatura mbi 40 gardë Celsius do të jetë Tirana, Fieri, Lushnja dhe pjesa më e madhe e qyteteve të ultësirës perëndimore. Deri në temperatura 39-40 gradë Celsius, parashikohet që nga Adriatiku deri poshtë në Sarandë. Ndërkohë zonat malore, me temperatura të larta do të jenë Kukësi, Hasi, Peshkopia.
Duke përjashtuar ditën e martë, të gjitha ditët do të jenë mjaft të nxehta.
Edhe Kosova meMaqedoninë e Veriut do të jenë të përfshira në këtë vorbull nxehtësie, duke bërë që të ketë mot të kthjellët e vranësira kalimtare përgjatë gjithë javës. Për sa i përket temperaturave, vlera më e lartë përshkohet të regjistrohet ditën e mërkurë më 38 gradë Celsius. Ndërkohë 41 apo 42 gradë Celsius parashikohet të jenë temperaturat në Shkup, të Maqedonisë së Veriut.