Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë vijon të jetë e rënduar. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave gjatë 34 orëve të fundit kanë rënë 40 mm shi dhe ka prezence ujë në 4 banesa si dhe janë të përmbytura 1300 hektarë tokë bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë.
Situatë problematike paraqitet në zonën e Torovicës ku thuajse e gjithë fusha është e përmbytur si dhe janë bllokuar disa familje, për shkak të prezencës së ujit në rruge i cili ka arritur deri në 50 cm. Hidrovori i Balldrenit që evadon ujerat e kësaj zone, nuk e kryen funksionin siç duhet, pasi niveli i tokës ka rënë me rreth 2 metra. Të mbjellët e fermerëve në Torovicë mund të qëndrojnë nën ujë për një kohë të gjatë, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi.
Ndërkohë në Shkodër, qarkut më i prekur nga reshjet e dendura të shiut, situata është pak më e normalizuar. 16 familje, në total 70 persona janë evakuuar ndërsa 43 janë akomoduar në konvikte. Sipërfaqja e përmbytur bujqësore është 1435 hektarë tokë.