(FOTO: Pamje nga autostrada Tiranë- Durrës, në mbikalimin e Kasharit)/

Nga: L. Skiro

Sa më shumë kalojnë orët drejt mesnatës, aq më i frikshëm duket mëngjesi që po vjen. Dita kushedi çfarë pamje do të na ofrojë; edhe pse shpresojmë për mirë. Reshejet e shiut, të pashoqe mbi vendin tonë, kanë përmbytur dhe rrezikuar jetë.

Por parashikimi është se pas mesnate dhe deri nesër pasdite do të jetë një situatë tre herë më e vështirë. Reshjet e dendura kanë lëvizur që nga zonat e Veriut drejt Tiranës dhe Jugut.

Nga Tirana që tani ka lajme të trishta:

Autostrada Tiranë- Durrës është përmbytur. Në segmentin e Qafës së Kasharit po duken catitë e disa makinave që nuk marrin më fr=ymë nën ujë. Për herë të parë dolën gomonet në autorstradë; vetëm me mjete lundruse mund të lëvizet. Qindra e më shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar mes ujit. Në autoistradë sapo ka ikur edhe energjia elektrike. Ushtria ka dalë në terren, por sa mund të bëjë…

Kamza dhe Laknasi në ditën më të keqe…

Në kamzë prej kohësh janë bllokuar 20 persona. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ushtrisë. Zjarrfikësja mbetet në ujë. Errësira e natës ka rënë dhe pengon çdo gjë. Në Laknas janë evakouar familjet e para, por duhen të tjera largime të familjeve. Edhe Qendra Tregtare City Park është përmbytur. Qytetarë të shumtë kanë kërkuar ndihmë dhe Forcart e Armatosura janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Një pjesë e qytetit nuk ka energji elektrike...

Rrënimi i nëncentralit elektrik në Laknas ka lënë pa energji zona të tëra në Tiranën Perëndimore. Kamza, Lapraka dhe Kombinati ndodhen pa energji elektrike.

Gjirokastra dhe Tepelena...

Në Gjirokastër është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe i njerëzve për shkak të përmbytjeve në hyrje të qytetit. Qytei ka mbetur në errësirë për shkak të një difekti të rëndë elektrik në rrjetin kryesor.

Në rrugën e Tepelenës kanë nisur rrëshqitjet dramatike të dheut duke bllokuar rrugën.

Lajme të këqija nga Vlora…

Në Vlorë është ahpur lajmi se Vjosa do të vërshojë si kurrë. Vjosa është tmerri i banorëve të Mifolit e Novoselës. Thuhet se mund të shkatërrohet edhe urra e Mifolit. Në Novoselë banorët janë këshilluar që të ngjiteh në katet e dyta, por edhe ky është një sinjal i frikshëm. Në Selenice, prej koësh është kërkuar ndihma e shtetit sepse po ndodhin përmbytje të mëdha.

Njerëzit janë në rrezik…

Deri tani, fatmirësisht, nuk ka shumë lajme të kobëta. Një elektricit ka rënë në korent dhe ka humbur jetën për shkak të lagëshitirës, dhe tre punonjës të OSSHE janë plagosur nga një shpërthim gjatë punës. Disa zjarrfikës hd eanëtarë të Forcave të Armatosura po përleshen me vështirësi të mëdha, por shpresohet të mos ndodhë gjë….

Presim mëngjesin përmes ankthit…

Veritas.com.al