Partia e krahut të djathtë, Nacionaliste ‘Alternativa për Gjermaninë’, (AfD)  është zotuar se do të luftojë “ një invadim nga të huajt” drejt vendit të tyre, pasi fitoi për herë të parë praninë në Parlament.

“Ne duam të ndryshojmë politikën”- tha bashkë- lideri Alexander Gauland menjëherë pas fitores historie në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Kancelarja Angela Merkel shtë rizgjedhur për mandatin e katërt, por blloku i saj i konservatorëve CDU/CSU mori rezultatin më të keq në pothuajse 70 vjet.

Zonja Merkel po nis negociatat për formimin e koalicionit të ri.

Partnerët e koalicionit të fundit, Social Demokratët (SPD), kanë thënë se do të shkojnë në opozitë pas humbjes historike.

Fushata e AfD u ngrit mbi përplasjen me Merkel mbi vendimin për ‘kufij të hapur’ në Gjermani për emigrantët dhe refugjatët, në vitin 2015.

Suksesi i AfD ka shokuar establishmentin politik Gjerman dhe ka nxitur protesta kundër partisë Anti- Islam, në disa qytete të Gjermanisë.

Veritas.com.al/