Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit, nja 200 prej tyre si përfaqësi, janë nisur dje më këmbë nga Fieri drejt Tiranës për të protestuar para Ministrisë për pagat që nuk po i marrin.

Kanë mbërritur gjatë natës dhe kanë bërë një copë gjumë nëpër makina të sho-shoqit.

Sot në mëngjes i janë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë; nja 6 prej minatorëve kanë hyrë në zyrën e ministrit të energjisë, Gjiknuri.

Propozimi i parë i ministrit, raportohet të ketë qenë ky: “Kthehuni në shtëpi, pagat do t’i merrni pasnesër”. Por bëhej fjalë vetëm për pagën e muajit Nëntor. Mirëpo naftëtarët nuk e kanë pranuar ofertën, sepse nuk besojnë nëse nuk i marrin pagat menjëherë….

E kush vjen përsëri më këmbë që nga Fieri për të kërkuar një ‘pasnesër’ tjetër?!

As ndërhyrja e kreut të sindikatës Kol Nikollaj nuk u ka pëlqyer naftëtarëve të cilët deklaruan se: “Është gënjeshtër e radhës’.

Gjatë protestës së naftëtarëve para Ministrisë së Energjisë, policia ka tentuar ti largojë por palët janë shtyrë me njera tjetren.

Deri tani mësohet se ka një te shoqëruar. Ai quhet Rexhep Alimerko.

Veritas.com.al/