Në aktivitetin e sotëm “Shëndetësia që duam” kryeministri Edi Rama konfirmoi zërat duke prezantuar kështu Najada Çomon, shefen e spitalit Infektiv, si kandidate të Partisë Socialiste në Tiranë.

Ai shtoi se është kjo është një dëshmi që qeveria ka mirënjohje për punën e atyre që janë në vijën e parë të zjarrit.

Kreu i qeverisë i ka kërkuar publikisht Çomos që t’i bashkohet PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se nuk duan që mjekja të bëhet si “ata”, por “ata” të bëhen si shefja e Infektivit.

“Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i predispozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty”, tha Rama ndër të tjera.

PJESE NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA

Jam mirënjohës që ti je këtu. Ndoshta është momenti për ta thënë këtu. Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet një hollje zëri, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije.

Është me siguri një arsye për të refklektuar për vetë skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hapë dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush, dhe kush me mirë se komandatja e vijës së zjarrit të vijë me ne. Jo për tu bërë deputetja e radhës në një grup deputetesh dhe deputetësh.

As për të lënë vijën e zjarrit për tu ulur në një karrige, që është më e rehatshme, por jo aq sa njerëzit e mendojnë. Për të qenë aty, sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë paralamentit, shumicës dhe qeverisë. E cila duhet të dëgojë dhe të veprojë më shumë.

Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i predispozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty.

VERITAS.COM.AL