“Putin nuk është Rusi”, ka qenë kjo deklarata e opozitarit rus, Alexei Navalny nga qelia e burgut për sulmin rus në Ukrainë.Ai e ka dhënë këtë deklaratë përmes Twitter, ndërsa shtoi se protestat dhe demonstrata e përditshme duhet të vazhdojnë në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

“Ne, Rusia, duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani,” shkruan ai nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës ku është i burgosur.

“Rusët të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur që bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”, tha ai.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme për njerëz që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”, tha ajo.