(FOTO: Papa Ratzinger dhe ambasadori Rrok Logu)/
Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rrok Logu. Lajmi për vdekjen e Ambasadorit është bërë i ditur në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm të tij.
Rrok Logu lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës.
Zoti Logu ka ushtruar funksione diplomatike si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës, etj.