Një lajm i trishtë ka ardhur për kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Pirro Mani.

Një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani. Pirro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Jeta dhe karriera e tij:

Piro Mani ka lindur në Korçë më 14 Prill 1932 , ndërkohë që studimet i ka kryer në Moskë, në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. 

Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz, per te vijuar me “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

VERITAS.COM.AL