Në 25 vjetorin e Çlirimit, në Prishtinë është zhvilluar Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s; “Rugova dhe Perëndimi”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryeministri Edi Rama ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ish-kryeministri i italisë, Masimmo D’Alema.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, u shpreh se ndërhyrja e NATO-s, ishte edhe moment që shënjoi një faqe të re në historinë e pakthyeshme të Kosovës.
Gjithashtu Rama duke vlerësuar figurën e Ibrahim Rugovës u shpreh se i dha Kosovës pasurinë e rëndësishme, miqtë ndërkombëtarë, ndërsa nënvizoi se pavarësia, me të gjitha garancitë për serbët në Kosovë është zgjidhja më e mirë
“I dha popullit të vet forcën këmbëngulëse të ujit që gërryen gurin pa zhurmë. Me një besim të verbër tek aleanca me kohën dhe duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai i shqiptarëve ku durimi është i rrallë. Presidenti i shpresës në mes të shtypjes së çdo shprese. Kishte jetuar në rrethana shtypëse dhe pasioni për dijen u bë truallin për dijen dhe përhapjen në popullin e vet. Herë bëhej thirrje ndërgjegje ndaj botës për të drejtën e Kosovës. Lufta jonë është paqësore jo e dhunshme, deklaronte Rugova me një kokëfortësi çarmatosëse të një lideri të pazakonshëm për Ballkanin. Ju e dini mirë kur fare pak mes atyre të shumë pak syve të kthyer nga Kosova ishin ata që arrinin ta lexonin dhimbjen e Kosovës. Teksa kjo lagje e Europës mbytej duke u shkatërruar nga dhuna dhe konflikti, falë profilit ekstravangant të lidershipit paqësor, e vërteta e popullit të dhunuar të Kosovës nisi të shquhet si një gur për t’u çmuar në një llum padrejtësie. Zëri i ulët i Rugovës filloi të kumbojë”, tha Rama.