(FOTO: Sot në seancë plenare në Kuvend)
Sapo rinisi seanca plenare në Kuvend pas një ndërprerje për shkak të ministrit Beqja, përsëri u ndërpre për shkak të ndërprerjes së kryeministrit Rama.
Deputeti Ndoka i PD tha se radha për të folur i takon ish- kryeministrit Berisha, jo kryeministrit Rama.
Zonja Leskaj, socialiste, drejtuese e seancës këmbënguli se duhet të flasë Rama, dhe citoi pjesë nga rregullorja e Kuvendit. Ajo kërcënoi deputetin Ndoka se do “ta përjashtojë” nga seanca.
Megjithatë nuk kishte asnjë zgjidhje. Ndoka vazhdonte të mbante foltoren e Kuvendit
Drejtuesja Leskaj mbylli seancën plenare të Kuvendit. Nuk dihet nëse rojet e Kuvendit do ta lejojnë hyrjen në seancë të deputetit demokrat.
Veritas.com.al/