(FOTO: Dritëro Agolli)/

Sot ka ndërruar jetë Dritëro Agolli, shkrimtar, prozator, poet, dramaturg dhe gazetar i klasit të lartë i fushës së letrave shqipe. Ai ndërroi jetë sot rreth orës 16.00 në Sanatoriumin e Tiranës, në moshën 85 vjeç.

Sëmundja pulmonare i krijoji vështirësi të mëdha në frymëmarrje; prej të cilës po vuan gati dy dekada.

Para pak ditësh mjekët dhanë pak shpresë se mund të marrte frymë vetë, pa ndihmën e furnizuesve të jashtëm; por kjo kishte një afat shumë të shkurtër. Sot Dritëroi mbylli sytë në praninë e familjarëve dhe të mjekëve.

Disa nga veprat kryesore të Agollit në letërsi:

Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje, male, trotuare, 1965
Mesditë, 1968
Komisari Memo, roman, 1969
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Nënë Shqipëri, 1974- poemë.
Njeriu me top, 1975
Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985
Njeriu i mirë, tregime
Kalorësi lakuriq, roman – 1996
Arka e djallit, roman – 1997
I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013
Prit edhe pak, poezi – 2016

/Veritas.com.al/