KOMENT/
Ka qenë shumë sinifikative shfaqja e të hënës mbrëma në programin Open të Top Channel, ku merrte pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi do të fliste mbi marrëveshjen Kosovë- Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump.
Marrëveshja është konsideruar si një nga gurët kilometrikë të Kosovës në rrugën e paqes dhe zhvillimit të ekonomisë si edhe një akt që çliron marrëdhënie bashkëpunimi mes ‘armiqve’ në Ballkan.
Çuditërisht, dy gazetarët që i nënin oponencë presidentit, ishin që të dy familjarë të Hysni Kapos- ish anëtar i Byrosë Politike të PPSH, njeriu numër 2 pas Enver Hoxhës në piramidën e diktaturës. Partia e Punës e shqipërisë është vetëshpallur si armike e Amerikës dhe e Perëndimit, si dhe ka minuar për katër dekada çështjen e Kosovës.
Dy analistët familjarë të udhëheqësit të lartë të PPSH ishin Andi Bushati dhe Agim Nesho, të rritur të dy në bllok dhe në prehrin e Kapos. Agimi, i biri i Tatjanës- motër e Vito Kapos,; ndërsa Andi nip tjetër i Vitos, dmth., bir i të vijës. Në familjen e tyre ka një duzinë me anëtarë të Byrosë Politike e të Komitetit Qendror, të Sigurimit të Shtetit, etj., që përbënin kockën më të sigurt të diktaturës.
Ata e quajtën ‘qesharake’ lidhjen e Kosovës me Amerikën.
Por vjen një pyetje: Vallë nuk u gjet njeri tjetër që të sulmojë marrëveshjen në Amerikë; vetëm dy nipa të Byrosë Politike, të dy së bashku dhe njëherësh? Kjo është një ‘varfëri’ lumturie, sepse jehonat e anti- amerikanizmit dhe anti- Perëndimit kanë mbetur shumë pak.
Që të dy, gjatë programit televiziv, sulmuan marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Bushati në “Open”: Nuk ka marrëveshje, në Ëashington kishim një shfaqje komike si ato të Edi Ramës
Presidenti Hashim Thaçi i ftuar në “Open” ka folur rreth marrëveshjes së firmosur më 4 shtator në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë një vëmendje të madhe në debatet politike edhe në Shqipëri.
Andi Bushat. Bushati vazhdon të jetë skeptik ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, ai tha se nuk kemi të bëjmë më një marrëveshje por me një shfaqje komike.
Bushati: Ndaj termit marrëveshje unë kam rezerva. Këtu ne nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje. Nuk kemi marrëveshje kur të gjitha palët nënshkruajnë gjëra të ndryshme dhe jo të përbashkëta. Kjo nuk është marrëveshje. Është një shfaqje komike si ato të Edi Ramës kundër fitores së Donald Trump. Me këtë po tallen të gjitha vendet duke filluar nga Rusia dhe duke përfunduar në BE. Kjo u shpall si fitore e administratës së Trump. Për sa i përket idesë së ndarjes së Kosovës, plani ka ekzistuar. Falë një qëndrese nga shqiptarët dhe një kundërshtimi nga aktorët e huaj nuk u realizua nga plani i ndarjes.
A ka pasur një rrezik të ndarjes të Kosovës? Patjetër po. A është eliminuar ky rrezik. Besoj se po, se përndryshe në atë tryezë do të ishte marrë parasysh propozimi që dhe Presheva dhe Bujanonci ti bashkohen Kosovës. Plani i parë ka rënë edhe si pasojë e planit europian. Kumbari i planit, John Bolti e ka pranuar. Ishte një ide që më erdhi nga Thaçiç dhe Vuçiç. Unë mendoj që sot të gjithë ata që kanë ngritur zërin kundër ndarjes territoriale duhet të jenë të gëzuar sepse nuk ishte nja nga pikat që u diskutuan në atë tryezë.
Thaçi: Nuk jam sot të bëj debat, por për sqarim. Askush nuk i ka afruar Boltonit një projekt të ndarjes në librin e tij.
VERITAS.COM.AL/