Ndërkohë që na ndajnë vetëm 2 jave nga zgjedhjet e 25 prillit, fushatat elektorale është intensifikuar në vendin tonë. Mirëpo nuk mungojnë as gafat.
Ish-kryeministri Sali Berisha, së fundmi ka shpërndarë takimin e Tritan Shehut me banorët në fshatrat e Përmetit.
Berisha në çdo postim të bërë fton qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike, ndërsa këtë herë shkruan se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.
Duket se ky është një lapsus i Berishës, por që nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit e tij.