Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat zyrtare sa i përket votimit në të gjitha qendrat për kryebashkiak të Dibrës. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votim ka qenë 53%, 42% e të cilëve ishin votuese femra.
Një statistikë e rëndësishme kjo për zgjedhjet e parakohshme në Dibër, duke kujtuar se kandidati socialist Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra pas skandalit të tij që kërkonte favore seksuale për një vend pune në Bashki.
Sipas të dhënave zyrtare, në Arras kanë votuar 66% e votuesve, në Kastriot 59%, ndërsa në Luznie 63%.
Pas mbylljes së procesit të votimit, pritet që të përfundojë transportimi i të gjitha materiale zgjedhore nëpër qendrat përkatëse ku do të numërohen.