Nga: L. Skiro/

Akoma edhe në këtë moment kur po vazhdon të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, askush nuk po dëgjon të flitet për çështjet serioze të vendit. Edhe media, e mahnitur nga surpriza e batutave me banalitet, po transmeton fuqishëm ‘lajme’ sikur çfarë po ndodh.

Ja disa nga batutat:

Kryetari i opozitës, Basha për kryeministrin: “Ti erdhe si Rilindas dhe po ikën si taleban”.

Kryeministri për kryetarin e PD: “Lulzim, hajde këtu shpjego para shqiptarëve pse PD është në këtë gjende…”.

Kryetari i PD për kryeministrin: “këtu kultivohet drogë, ju merreni me kultivimin e karotës”.

Kryeministri për kryetarin e PD: “Këtu te ne po kultivohet një lloj kastraveci në PD që as e mer njeri për eksporti”.

(Disa batuta të tjera me fjalë të turpshme nuk mund të shkruhen në këtë faqe, sepse janë aq të ndaluara për publikun saqë duhej të hapej çështje penale)/

Ky është Kuvendi sot në seancë plenare. Gjë tjetër nuk ka, pavarësisht se media po prodhon dhjetëra ‘lajme’ me këto batuta pa vlerë dhe çedukuese. Pjesa me e madhe  ebatutave pergatiten neper kafe, mes deputeteve me shoqi- shoqin; dhe secili gezohet se batuten ‘do ta hedh si bombe ne Kuvend”.

Pse ndodh kjo ‘komedi’ në Kuvend?

E para se qeveria dhe ligjvënësit duan të mbulojnë situatën konkrete dhe shqetësuese në vend; duke krijuar një ‘status quo’ për vete. Status quo e shtetarëve është abuzimi i pandërprerë me pushtetin, me fondet publike, me ligjin; ndërsa qytetarët jetojnë ditë të vështira. Vendi renditet si më i varfëri edhe në Ballkan; me një furi njerëzore që kërkon të largohet nga vendi i tyre ku ‘nuk mund të jetohet’, me varfëri të skajshme, me ekonomi pa shpresë, me konflikte dhe pasiguri. Të gjitha këto raportohen pandërprerë nga institucionet e pavarura dhe ndërkombëtare, por në Kuvend bëhet ‘komiku’.

E dyti, si njëra palë edhe tjetra bëjnë zhurmë, por pa vlerë. Shumë njerëz mendojnë se këta ‘po zihen’ dhe ‘po luftojnë’ me njëri tjetrin për të mirën e popullit. Jo. Këta bëjnë zhurmë, sigurisht, por secila palë merr shpërblimin për ‘zhurmën’. Qeveria lavdërohet para militantëve të vet se ‘po i tregon vendin armikut’ opozitë. Ndërsa opozita, me këtë rast, i drejtohet atij grupi njerëzish që kanë mbetur si militantë, se po bën luftë “dhëmbë për dhëmbë” me qeverinë.  Në fakat, duke kuptuar ‘komedinë” prej kohësh njerëzit flasin për një marrëveshje të fshehtë mes palëve.

Më mirë se asgjë marrëveshjen e fshehtë e mbulon banaliteti; ky që po ndodh në Kuvend.

Veritas.com.al/