DURRES- Ka nisur takimi një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.
Në këtë takim është i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johannes Hahn. Në orën 10:00 kanë mbërritur anëtarët e parë të delegacioneve
Qeveria shqiptare ka bërë të njohura dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën:
1.Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
2.Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;
3.Marrëveshja Roaming;
4.Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.