-Gazeta angleze flet për një fashizëm ne kthim. Faji i Salvinit qe citon Duçen dhe manifestimet e Lega-s-

Nga: Sergio Rame/

“Dhurate për miqtë fashistë”: kthimi i kalendarëve të Musolinit. Është titulli i një artikulli në Guardian (lexo këtu)qe duke u nisur nga kalendarët dedikuar Duçes përfundon duke sulmuar me koke ulur Matteo Salvinin, duke e akuzuar atë, pa shumë lojëra fjalësh, për shpërfilljen e lëvizjeve dhe formacioneve neofashiste.

Ky i gazetës angleze është një tjetër sulm ndaj të djathtës italiane dhe, në veçanti, ndaj Lega-s. Dhe, ndërsa disa muaj më parë e paralajmëronte se do te kishte fundin e Matteo Renzit, tani e fajëson se ka mishëruar njeriun e fortë që duan italianët.

“Fraksionet nostalgjike prej kohesh kanë kontribuar që të mbajnë gjallë shpirtin e Musolinit – shkruan gazeta britanike – por populizmi ne lulëzim i të djathtës po rrezon më tej tabutë”. Sipas Guardian Salvini është fajtor sepse “ndonjëherë citon Musolinin”, ndërsa mbështetësit e Carroccio-s  i akuzon se kane marrë pjesë, në më shumë se një rast, “në manifestime me imazhet e diktatorit në krah me emrin e Salvinit“.

“Marshimet e organizuara nga grupet neofashiste si Forza Nuova dhe Casapound janë bërë një ngjarje normale”, shkruan Angela Giuffrida duke shpjeguar se një nga arsyet pse shpirti i Benito Musolinit vazhdon të “rrije pezull është sepse disa italianë e konsiderojnë si ‘njeriun e fortë’ të fundit i cili jo vetëm që rivendosi rendin dhe ligjin, por ndërtoi shtëpitë më të mira, rrugët, sistemet e transportit dhe shkollat, duke investuar edhe në industri”.

Në artikullin e botuar sot, Guardian  citon Renato Circin, pronar i Gamma 3000, kompania e parë që ka shtypur kalendarët e Musolinit në vitet nëntëdhjetë dhe tani duhet të konkurrojë me tre shtepi botuese të tjera. Çdo vit printon rreth 10 mijë kopje që, pavarësisht nga urdhrat, i shpërndan në pikat e shitjes. “Populizmi – pohon  – thërret ne memorie personalitete historike. Në veçanti kemi vërejtur praninë e shumë të rinjve në mesin e tifozëve të Musolinit”. Prandaj, nuk ka ngurrime për të shtypur kalendarët dedikuar Duçes. “Prodhojmë kalendarë që shkojnë nga macet te Papa Francesko, nga Padre Pio te Barbie – shpjegon Circi – sepse kjo është ajo që dëshiron tregu: E njëjta gjë vlen edhe për Musolinin, jemi një shtëpi botuese që i përgjigjet kërkesave të tregut”.

Veritas.com.al/