Qindra banorë të rrethinave të Kukësit kanë protestuar sot me pankarta në duar në Rrugën e Kombit duke kërkuar nga qeveria anullimin e taksës për këtë rrugë.
Vendimet e kohëve të fundit të Qeverisë e kanë dhënë me koncesion për një kompani në Turqi ruajtjen dhe mirëmbajtjen e rrugës, e cila do të vjellë një shumë prej 5 euro taksë për kalimin e çdo automjeti. Vetë çmimi i caktuar është kontestuar nga qytetarët dhe media.
Sot qytetarët e Kukësit që preken më shumë nga kjo taksë, dolën në protestë duke kërkuar anullimin e saj.
Të përkrahur nga Federata Rinore e Partisë Demokratike dhe shoqëria civile, banorët kanë paralajmëruar se kjo e sotmja “është një protestë paqësore, por pas kësaj do të ketë bllokim të Rrugës së Kombit dhe të Tunelit të Kalimashit” nëse qeveria nuk merr vendim për anullimin e taksës.
Ata u shprehën se Rruga e Kombit “u përket qytetarëve, jo pushtetarëve”.