
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë ndodhen në gjendje kritike të plagosur pas një zjarri që ra në një godiunë apartamentesh në Bronx, New York.
Kryetari i Bashkisë i York City, Bill de Blasio tha se zjari ishte më i rëndi në qyte që prej 25 vjetësh. Mes viktimave të sotme ndodhet edhe një fëmijë i moshës një vjeç, tha ai.
Shkaku i zjarrit, në ‘Prospect Avenue’, afër universitetit ‘Fordham’ dhe kopështit zoologjik Bronx Zoo, nuk ështtë akoma i qartë.
Më shumë se 160 zjarrfikës po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll.
Veritas.com.al/